U filmua duke folur për shitblerje votash, GJKKO lë në arrest shtëpie Kristo Agalliun

Gjykata e Posaçme lë në "arrest në shtëpie" për Kristo Agalliun, i akuzuar për "korrupsion aktiv në zgjedhje". Edhe pse SPAK kërkoi masën e arrestit në burg, trupa e GJKKO nuk e pa të arsyeshme një vendim të tillë. Në gjykata ai ka deklaruar së nuk mban mend se çfarë ka ndodhur pasi ka qenë në gjendje të dehur.

Gjykata e posaçme ka lënë në arrest shtëpie Kristo Agalliun i cili pak ditë më parë u arrestuar në flagrancë teksa komunikonte në telefon për shitblerjeje votash.

Sipas SPAK, Agalliu në bashkëpunim me Agron Durajn, i cili u procedua në gjendje të lirë po bënin pazare për një subjekt politik që garon në zgjedhjet e 14 majit.

Në seancë Kristo Agalliu tha se në momentin që është regjistruar videon ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk mbante mend se çfarë ka biseduar.

Kjo deklarata e tij para trupës gjykuese i tha lirinë pasi gjykata nuk miratoi kërkesën për arrest me burg.

Sipas videos së shpërndarë në rrjete sociale Agalliu i cili bisedon në telefon më një shtetas të identifikuar si Agron Duro ku i premtonte një shumë prej 15 mijë lek të reja në këmbim të 4 votave por zgjedhës që do të vinin nga Kuçova drejt Tiranës.