Globus Travel sjell risitë e sezonit, prezantohen ofertat, komoditet në pushime për klientët

Kompania Globus Travel ka çelur çeljen zyrtare t sezonit turistik. Organizatorët u shprehën se Globus Travel do të vijojë edhe këtë vit të mendojë për pushuesit për tu siguruar atyre paketa me standarde të larta dhe çmime konkurruese. Risi këtë vit është edhe bashkëpunimi me hoteleritë më të mira në Kretë.

Kompania me serioze ne treg, Globus Travel organizoi eventin e përvitshëm me teme Hapja e Sezonit Veror '23.

Etleva Fetahu menaxhere e turizmi në Globus Travel u shpreh se kjo agjenci do të vijojë  t'u sigurojë klientëve paketa të standardeve me te larta ne treg dhe me çmime konkurruese.

Globus Travel është operatori  i parë që futi Bodrum në treg me një sezon të suksesshëm dhe e njëjta gjë pritet edhe për Kretën në këtë sezon.

Fatih Nar menaxher i shitjeve u shpreh se me rëndësi është ashtu siç do sezon edhe këtë vit klientët të ndihen mirë e të shijojnë kënaqësinë e pushimeve.

Në eventin e çeljes së sezonit ishin klientë që në vazhdimësi i kanë besuar udhëtimet e tyre kësaj kompanie, por dhe sipërmarrës të ndryshëm ku u ndanë eksperiencat e suksesshme, por ku nuk munguan argëtimet dhe surprizat.