Shkarkohet gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, KPK: Petraq Curri probleme me balancat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2023, 11:52
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar këtë të premte nga detyra gjyqtarin e gjykatës së Durrësit, Petraq Çuri.
Gjyqtari Petraq Çuri është përballur edhe më herët me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, për të dhënë shpjegime për balancat negative në vlera të mëdha para fillimit të detyrës kur ai ushtronte detyrën e avokatit, si dhe gjatë periudhës kur ka ushtruar funksionin.
