Aksident në një fshat të Korçës, autobusi përplaset me kamionin, shoferi ngec brenda mjetit

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë - Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Gryka e Pocestes" nw afersi të një pike karburanti.

Në aksident janë përfshirë një autobus i linjave ndërkombëtare, një autobot karburanti dhe një automjet i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës.

Sipas policisë, mjeti autobot ka dalë nga pika e karburantit për në rrugën nacionale kur është goditur nga autobusi i linjave ndërkombëtare i cili po udhëtonte nga Korça ne drejtim te Tiranës.

Pas përplasjes me autoboti e karburantit drejtuesi i autobusit duke manovruar ka goditur edhe një mjet tjetër të parkuar në të djathtë të rrugës nacionale dhe me pas me murin mbrojtës të këtij aksi.

Nga goditja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i autobusit dhe për fatin e mirë nuk ka pasur asnjë pasagjer të lënduar.

Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikëse për të bere te mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit i cili ndodhet në spitalin e Korçës në gjendjen të rëndë.

"Më datë 12.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti kamion tip "Volvo" me drejtues shtetasin V. M., është përplasur me automjetin autobus tip "Benz" me drejtues shtetasin G. M. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës. Me drejtuesin e automjetit kamion, shtetasin V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale." - njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.