Kujdes rritjen e pagave! Zef Preçi: Është rishpërndarje, e padrejtë skema e re e siguracioneve

Rritja e pagave në sektorin publik nga ekspertët shihet me skepticizën.

Zef Preçi shprehet se kemi të bëjmë me një rishpërndarje të fondeve, kjo sipas tij, duke u bazuar në fondet e akumuluara në buxhetin e shtetit.

"Çdo rritje pagash, e cila nuk mbështetet të rritja e rendimentit shoqëror të punës, shtimit të prodhimit në njësinë e kohës të mallrave dhe shërbimeve që i ofrohen konsumatorit dhe biznesit detyrimisht që është rishpërndarje. Praktikisht do të thotë të lërë mangut diçka tjetër, të shtyjë në kohë një shkollë, një spital etj."

Këto ndryshime pritet të ndikojnë edhe te privatët ndaj kërkon kujdes të shtuar në zhvillimin e këtij sektori.

"Çdo rritje page në sektorin publik rrit presionin mbi sektorin privat. Rritja e pagës minimale do të rritë koston e të bërit biznes dhe deri në kufijtë e pagës minimale kemi një numër shumë të madh të punësuarish."

Preçi shprehet se edhe skema e re e sigurimeve shoqërore pritet të thellojë edhe më shumë pabarazinë.

Sipas ndryshimeve, për të ardhurat deri në 50 000 lekë, taksimi do të jetë 0.

Pas kësaj çdo e ardhur tatohet, duke nisur mbi shumën 30 mijë lekë që nis me 13 përqind e duke shkuar në 23 përqind për rrogat deri në 200 mijë lekë.

"Do të rritë koston e të punësuarve, do të vështirësojë shmangien nga taksat për atë pjesë që shmangen. Thuhet që dividenti, fitimi i pronarit, taksohet 8% dhe dikush që ka një rrogë 200 mijë lekë +1 taksohet 23%. Kjo do të thotë se po thellohet padrejtësia shoqërore."

Për ekspertët e ekonomisë çdo ndryshim që bëhet për pagat apo tatimet mbi të ardhrat duhet të ketë patjetër një konsultim mes qeverisë, punëdhënësve dhe punëmarrësve.