Biznesi kërkon ndihmë/ Rënia e euros, Guvernatori Sejko: Nuk ndërhyjmë, merrni masa!

Shqetësimit të bizneseve mbi efektet e rënies së euros, guvernatori Gent Sejko i është përgjigjur me rekomandimin për të ndryshuar formatin e kontratave. Në takim ai shprehet se kursi i këmbimit është treg i lirë që paraqet kërkes ofertën, dhe se situata vjen si pasojë e rritjes së besimit te monedha vendase

Euro në shqipëri edhe në nisje të kësaj jave vijoi rënie duke shënuar vlerën e 110.8 në blerje dhe 111.4 në shitje. Të shqetësuar për këtë situatë përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve eksportuese kanë zhvilluar një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë në prezencën edhe të ministres së Financave.

Gjatë takimit kreu i Bankës Qendrore, Gent Sejko, theksoi se Shqipëria prej shumë vitesh ndjek një nm të lirë kursi këmbimi. Në zbatim të këtij regjimi, nuk targeton një nivel të caktuar të kursit të këmbimit duke shtuar se megjithatë i kushton një vëmendje të veçantë ecurisë së tij.

Sa i përket peshës që ka zënë leku, Sejko ka sjtuar se pasqyron tregun në vend dhe përmirësimet e strukturës së ekonomisë por edhe në rritjen e besimit të publikut në monedhën kombëtare.

Më tej ai ka shtuar se ky forcim i lekut nuk ka cenuar rritjen e eksporteve shqiptare përkundrazi sipas tij ka ndihmuar në kontrollin e inflacionit në vend

Banka e Shqipërisë i ftoi eksportuesit të jenë vazhdimisht të kujdesshëm në strategjitë dhe planet e tyre të biznesit, si dhe të bashkëpunojnë sa më ngushtë me industrinë financiare, e cila ofron instrumentet e duhura për t'u mbrojtur.

Ndërkaq përfaqësuesit e biznesit janë shprehur se kërkesat e tyre ia kanë adresuar të dy institucioneve për të vlerësuar mundësitë e bashkëpunimit dhe ndihmesës në kushtet e krijuara për këtë grup interesi.