Mbyten 22 persona në Indi/ Autoritetet: Varka mbante 50 persona, në të ishte dyfishi
22 turistë janë mbytur në një lumë në Kerala të Indisë, pasi varka e tyre është përmbysur. Shkak, mendohet se ka varka ka qenë e tejmbushur. Autoritetët thonë se anija është tërhequr nga ujërat me baltë.
Të paktën 22 persona kanë vdekur pasi një varkë që transportonte turist u përmbys në shtetin në Malappuram të Keralas në Indisë.
Sic raportojnë mediat atje 8 persona të tjerë ndodhen në spital në gjëndje të rëndë, ndërsa operacioni për shpëtimin e të tjerëve ka nisur.
Autoritetët thonë se anija është tërhequr nga ujërat me baltë.
Shkak mendohet se ka qënë mbimbushja e varkës dykatëshe, ku ende autoritetet nuk kanë dhënë një numrë se sa përsona kanë qënë në të.
Ajo që bëhet me dije është se varka edhe pse e ndërtuar në dy katë mbante jo me shumë se 50 persona, por mediat dhe një roje siguri thonë se ka patur dyfishin e kapacitetit të saj, kur u përmbys mbrëmjen e së dielës.
Kryeministri indian Narendra Modi shprehu ngushëllimet në Tëitter, duke thënë se ai ishte "i dhimbshëm nga humbja e jetëve".
Shumë pasagjerë u bllokuan nën varkë dhe errësira pengoi përpjekjet e shpëtimit, sipas mediave lokale. Viktimat përfshijnë gra dhe fëmijë në pushime shkollore.
Shumë nga pasagjerët nuk kishin veshur jelek shpëtimi në momentin e incidentit, thanë të mbijetuarit për mediat lokale. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.


