Dënohen 4 persona se sulmuan kongresin amerikan në 6 janar
Gjykata e Uashingtonit ka vendosur dënimet për të akuzuarit e sulmit në kongresin amerikan, në gjashtë janar të vitit 2020, pas zgjedhjeve presidenciale.
Ish-drejtuesi i “Proud Boys”, Enrique Tarrio dhe tre persona të tjerë u gjetën fajtor për akuzën konspiracion për rebelim. Vendimi u mor pas djegësave të një numri të lartë të dëshmitarëve.
Gjatë procesit avokatët e Tarrios kërkuan rrëzimin e pretendimeve se ndaj ai nuk ishte pjesë e sulmit, pasi një tjetër gjykatë e kishte detyruar të largohej nga kryeqyteti. Por prokurorët u përgjigjën se ishte ai që kishte organizuar ngjarjen.
Akuza për rebelim ndaj Dominic Pezzola u pushua, por edhe ndaj tij u vendos masë dënim për krime të tjera të rënda.
Tashmë do të pritet zbardhja e vendimit të jurisë që departamenti i drejtësisë të bëjë të ditur se sa do të jetë periudha e burgut për secilin prej tyre. Mediat shkruajnë se kjo do të saktësohet brenda muajit maj duke shtuar se ligji parashikon deri në 20 vite.
Në atë kohë kundërshtarët e Biden deklaruan se do të bënin gjithçka për të mos e lejuar të merrte mandatin e presidentit.
Ndërsa prokurori i përgjithshëm i SHBA duke e cilësuar sulm të urryer që trazonte gur themelin e demokracisë deklaroi se do të bënte gjithçka që përgjegjësit të jepnin llogari për veprimet e bëra.
