Panik bërthamor në mes të luftës/ Shqetësim për sigurinë e centralit Zaporizhja, Rusia evakuon banorët

Rikthehet paniku për rrezikun bërthamor në mes të luftës në Ukrainë! Agjensia Ndërkombëtare për Energji Atomike ngriti shqetësime për sigurinë e centralit Zaporizhja, pasi Rusia ka nisur të evakuoje banorë në zonat përreth impiantit më të madh në Europë

Rusia ka ngjallur “panik të cmendur”: ndërsa evakuoi një qytet pranë centralit bërthamor në qytetin ukrainas Zaporizhja, tha një zyrtar Ukrainës

Moska u ka thënë banorëve në 18 zona që të largohen nga rajoni para ofensivës së parashikuar të Kievit.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi, është shprehur i shqetësuar për situatën e sigurisë pranë centralit bërthamor më të madh të europës.

Grosi thotë se  situata në këtë central është duke u bërë “e paparashikueshme dhe potencialisht e rrezikshme”.

Megjithatë, punëtorët e centralit është thënë se janë duke qëndruar në objekt.

Situata është e tensionuar dhe kushtet e punës për ta janë shumë sfiduese, sipas kreut të Agjensisë Energji Atomike

Kjo agjenci ka lëshuar paralajmërime për sigurinë në central, edhe në të kaluarën, pasi disa bombardime patën shkaktuar dëme në sistemet e instalimeve, por nuk kanë rezultuar me ndonjë rrjedhje të rrezatimit.

Në mars, centrali u mbajt funksionoi me gjeneratorë me naftë për të mbajtur në funksion sistemet jetike të ftohjes, pas dëmtimit të linjave të energjisë!

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt 2022, numri i personelit në uzinë ka rënë, thotë IAEA, "por ende të mjaftueshëm për funksionimin e sigurtë të uzinës bërthamore”.