Dorian Koçi jo më në krye të Muzeut Kombëtar, në vend të tij komandohet Entela Çipa

Drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi i ka mbaruar mandati e në vend të tij është emëruar përkohësisht Entela Çipa.

Çipa është komanduar në vend të tij deri në shtator.

Koçi është emëruar shef për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Publikun në Akademinë e Shkencave.

Gara për drejtorin e ri të Muzeut Kombëtar është hapur tashmë prej disa muajsh.