Po planifikonin një sulm, Belgjika arreston 7 të dyshuar si xhihadistë

Në Belgjikë, shtatë terroristë të dyshuar xhihadistë u arrestuan nga policia gjatë një bastisjeje në rajonin e Flanders.

Këtë e ka bërë të ditur prokuroria federale, duke shpjeguar se pothuajse të gjithë të dyshuarit janë "me origjinë çeçene, tre prej tyre gjithashtu kanë shtetësi belge dhe i përkasin një grupi mbështetësish të zjarrtë të Shtetit Islamik".

Të gjithë akuzohen se janë gati për një sulm terrorist në vend.