Çmimi për lirinë e shtypit në botë - Nderohen 3 gazetaret e burgosura në Iran
Çmimi për lirinë e shtypit në botë, i Organizatës së Kombeve të Bashkuara iu dha tre gazetareve të cilat janë të burgosura në Iran.
Niloufar Hamedi, e cila dha lajmin për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini shtatorin e kaluar ka marrë çmimin e parë. Ajo punonte për të përditshmen reformiste Shargh në Iran, ndërsa u arrestua gjatë protestave për vdekjen e të resë me akuzën e ngritur nga policia e moralit për keqinofrmim.
E dyta është Elaheh Mohammadi, e vënë në pranga për të njëjtën ngjarje pasi shkruajti për funeralin e 22 vjecares.
Elah raporonte për problemet sociale dhe kryesisht çështjet e grave për gazetën e përditshme Ham-Mihan. Më 29 shtator 2022, autoritetet e arrestuan, kohë e cila shënoi edhe fillimin e protestave mbarëkombëtare kundër politikave të shtetit për mbulesëne e detyrueshme.
Fituesja e tretë është aktivistja Narges Mohammadi. Ajo punonte si nënkryetare e qendrës së Mbrojtjes së të drejtave të njeriut, e drejtuara nga laurentja e cmiit nobel për paqen, Shirin Ebadi.
U mbyll në burg në prilli të vitit të kaluar dhe pas një opeacioni në zemër, u dënua me tetë vjet për shkelje të dyshuara të sigurisë kombëtare, mes 100 gazetarëve të tjerë.
Kombet e Bashkuara njoftuan se këto cmime iu dhanë 3 përfaqësueseve të medias per përkushtimin e tyre ndaj të vërtetës dhe llogaridhënies. ndërsa cmimi për Lirinë e Shtypit në Botë, i Organizatës së OKB-së për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), ka marrë emrin e Guillermo Canos, një gazetar kolumbian që u vra përpara zyrave të gazetës së tij në Bogota në vitin 1986.


