Regjistrohen dy sulme me dronë në Rusi, në shënjestër një depo dhe një rafineri nafte

Autoritetet ruse njoftuan se gjatë natës u krye një sulm me dron në një depo nafte në rajonin e Rostovit. Guvernatori i rajonit të Rostovit, Vasily Golubyev, deklaroi se nga sulmi nuk ka pasur viktima.

Ai sqaroi se droni ka shpërthyer pasi ka rënë në strukturën e një mbikalimi, i cili në ndërtim e sipër. “Zjarrfikësit nuk kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit, zjarri është larguar nga shërbimet e kompanisë. Nuk ka viktima e as të lënduar, dëmet në struktura janë të vogla”, ka shkruar Golubyev në Telegram.

Gjithashtu në rafinerinë e naftës Ilski në rajonin e Krasnodarit, rezervuarët me derivate të naftës morën flakë.
Nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan dy zjarret ndërsa hetimet kanë filluar.