Shtatë mësues të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Pakistan

Të paktën shtatë mësues u vranë sot në një sulm me armë zjarri në një shkollë në veriperëndim të Pakistanit pranë kufirit me Afganistanin, raportoi Geo TV.

Incidenti duket se është hakmarrje për një sulm më herët sot, në të cilin një mësues tjetër u qëllua për vdekje.

Të dy incidentet ndodhën në distriktin Parasinar të sektorit fisnor Khurram, afër kufirit me Afganistanin, njoftoi kanali televiziv lokal.

Geo TV raportoi se motivi prapa vrasjeve është ende i paqartë dhe se mësuesit e vrarë në të dy incidentet i përkasin pakicës myslimane shiite të vendit.

Sektori fisnor përfshin një popullsi me shumicë shiite që sulmohet shpesh nga grupet militante sunite që i përkasin talebanëve pakistanezë.

Policia lokale tha se po mbledh më shumë informacion dhe po heton ngjarjen.