E trishtë: Nusja vritet pak momente pas dasmës së saj, u godit nga një shofer i dehur

Një nuse është vrarë tragjikisht dhe dhëndri i saj është shtruar në spital pas një incidenti horror që ndodhi menjëherë pasi ata përfunduan dasmën e tyre.

Samantha Miller dhe Aric Hutchinson do të kishin qenë në renë e shtatë pasi festuan ditën e tyre të madhe me miqtë dhe familjen e tyre në Karolinën e Jugut.

Pasi patën kërcimin e tyre të parë dhe festuan me më të afërmit dhe më të dashurit e tyre, ata lanë pritjen e tyre në Folly Beach me një karrocë golfi.

Megjithatë, pak çaste më vonë, një makinë që dyshohet se drejtohej nga një shofer i dehur u përplas në pjesën e pasme të automjetit të tyre.

Associated Press raporton se makina po drejtohej nga Jamie Lee Komoroski dhe ishte duke ecur me mbi 100 km/h në momentin e përplasjes, pavarësisht se kufiri i shpejtësisë ishte jo më shumë se 40 km/h.

Samantha vdiq në aksident dhe bashkëshorti i saj u dërgua me urgjencë në spital ku është në gjendje të rëndë.

Nëna e Aric, Annette Hutchinson, ka nisur një GoFundMe pas tragjedisë dhe zbuloi se çfarë ndodhi.