5 të vdekur nga shpërthimi në një fabrikë kimike në Kinën lindore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2023, 07:05
Pesë persona u vranë dhe një u plagos pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në qytetin Liaocheng, provincën Shandong të Kinës lindore, thanë autoritetet lokale.
Incidenti ndodhi në zonën e prodhimit të peroksidit të hidrogjenit të Luxi Chemical Group.
I plagosuri është dërguar për mjekësor në spital. Një person është ende i zhdukur, ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim.
Zjarri është shuar, ndërsa po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.