Tërmet me magnitudë 4.8 ballë godet brigjet perëndimore të Italisë

Në Kalabri, një tërmet me magnitudë 4.8 është regjistruar në brigjet veriperëndimore.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti kishte një hipoqendër në një thellësi prej 266 km dhe një epiqendër në det 46 km në perëndim të Kozencës. 

Për momentin nuk raportohet për dëme në njerëz apo sende.