Papa Françesku u kërkon hungarezëve t’i hapin dyert për emigrantët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2023, 14:23
Papa Françesku u ka kërkuar hungarezëve që të “hapin dyert” për emigrantët, duke i dhënë fund vizitës së tij në vend të udhëhequr nga një kabinet nacionalist kundër imigracionit.
Duke folur në një meshë të hapur në kryeqytetin Budapest, Papa tha se ishte “e trishtueshme dhe e dhimbshme” të shihje dyer të mbyllura për njerëzit që “nuk ishin si ne”.
Deri në 100,000 njerëz morën pjesë në meshë, përfshirë kryeministrin Viktor Orban. Orban ka kritikuar migrimin, duke ndërtuar një gardh kufitar me tela me gjemba për të ndaluar emigrantët të kalojnë në Hungari.
Duke iu drejtuar turmës pranë ndërtesës së parlamentit hungarez të dielën, Papa Françesku iu lut të gjithëve – përfshirë “ata me përgjegjësi politike dhe sociale” – të jenë më të hapur.


