Ulëza çel sezonin turistik/ Banorët kremtojnë festën e “Shën Makut”, mirëpresin vizitorët e parë

Në Ulëz këtë fundprill u çel sezoni turistik. Banorët përmes një feste shpalosën vlerat kulturore, gatimet dhe punimet tradicionale të zonës.

Në Ulëz sezonin turistik e çelën fëmijët.

Mirëpritën vizitorët e parë me këngë e valle.

Është bërë traditë që sezoni hapet me festën tradicionale të zonës, atë të Shën Markut.

Festa simbolizon largimin e stinës së dimrit.

Drejtuesi i Kishës Katolike Mat tha se kjo ditë është ndër më të rëndësishmet e zonës së Ulzës.

“Për qytezën e Ulzës është pajtori Shën Marku. Prandaj është festa e qytezës, sepse kisha e Shën Markut është kisha kryesore e zonës”, tha ai.

Në Ulëz, pak kilometra larg Tiranës, mund të gjesh gjithçka nga ngjitjet në mal, ecja në natyrë, tek peshkimi, apo dhe udhëtimet me varkë.

“Mirëpresim turistët vendas dhe të huaj për të shijuar ushqimet bio, pamjen e mrekullueshme që ka qyteza jonë”, u shprehën ato.   

Në ditën e çeljes së sezonit turistik zonjat e qytezës turistike ekspozuan gatimet tradicionale si dhe punimet artizanale të zonës.

Në Ulëz jetojnë rreth 1 mijë persona, të cilët merren me bujqësi e turizëm.