Rritet numri i vizitorëve në Shqipëri, interes i shtuar i aziatikëve

Muaji mars ka shënuar rritje të numrit të personave që kanë hyrë në territorin shqiptar krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më pare. Sipas INSTAT, kryesisht vizitat kanë qenë të karakterit personal dhe shumë pak për qëllime biznesi.

Gjatë muajit mars në Shqipëri kanë hyrë mbi 846 mijë shqiptarë dhe të huaj.

Sipas INSTAT, ky tregues është rritur me e 33,8%, krahasuar me marsin e 2022.

Referuar të dhënave, numrin më të madhë të hyrjeve e mbajnë shtetasit shqiptarë, që është 29% më shumë krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa shtim kemi edhe të vizitorëve të huaj në vendin tonë me 39% më shumë se në mars 2022.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave gjatë periudhës janar-mars në vend kanë hyrë rreth 2.3 milionë persona duke u rritur me 53% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit që lamë pas.

Vihet re një interes më i lartë i vizitorëve nga Azia me dyfishim në raport me një vit më parë.

Ndërkohë që rritje të dukshme kanë vizitorët nga Europa Jugore por edhe Qendrore.

Spanja ka konfirmuar shifra më të larta, teksa Italia ka një rritje të interesit për vizitorët individual.

Edhe nga Polonia që është kryesore për turizmin e organizuar në vend ka një rritje të rezervimeve.

Hyrjet më të shumta janë për qëllime personale, që ndiqet nga vizitat tek të afërmit dhe për qëllime biznesi.

Sa i përket daljeve të shqiptarvëe dhe të huajve jashtë vendit, gjatë muajit të kaluar kanë dalë 842 mijë persona, 22.3% herë më shumë se të njëjtën periudhë të një viti më parë.