BB: Ekonomia shqiptare në rritje, por me ritme të ulëta, për shkak të situatës gjeopolitike

Banka Boterore publikoi sot Raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perendimor, edicioni i pranverës 23, i titulluar “Qëndrueshmëria në sprovë”.

Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2023 pritet të mbetet e ulët. Shkak është bërë situata gjeopolitike që do të ndikojë edhe në skemën mbështetëse të rindërtimit.

Megjithatë në dokument shtohet se do të jetë sektori i shërbimeve ai që do të japë një kontribut të shtuar.

Kjo pasi sektori i turizmit është kthyer në një atraksion për pushuesit, duke shtuar kështu dhe strukturat akomoduese.

Nga ana tjetër ndërtimi i pallateve apo dhe i objekteve të tjera do t’i japi më shumë frymëmarrje vendit.

Kjo duke u bazuar edhe në lejet e ndërtimit të dhëna nga pushteti qëndror në Shqipëri.

Sa i përket bujqësisë parashikohet të ketë rritje, por se do të ketë edhe ndikim në shtrenjtimin e kostove.

Energjia do të jetë një tjetër sektor pozitiv, që mbështetet edhe pse bashkimit evropian Banka Botërore shprehet se do të duhet të zbatohen rekomandimet e unionit evropian mbi procesin e integrimit për të sjellë një ndikim në qëndrueshmërinë dhe rritjen e ekonomisë në Shqipëri.

Teksa duke u mbështetut edhe në raportin e Bankës së Shqipërisë pritet që në vitin 2024 të ketë një stabilizim të çmimeve dhe vendosjen e inflacionit brenda parashikimit të institucionit qëndror financiar në vend.