Sjelljet e dhunshme te adoleshentët, sociologia Entela Binjaku shpjegon shkaqet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2023, 19:08
Sociologia, Entela Binjaku, në një intervistë në Ora News në emisionin "Epiqendër" me moderatoren Sonila Musai përmendi disa nga arsyet se përse të rinjtë përfshihen në skena të dhunshme.
Sipas Binjakut në opinion ka një shqetësim sa i takon sigurisë në vend dhe sipas saj një pjesë e të rinjvë dhe adoleshentëve përfshihen në krime.
Krimi sipas Binjakut mund të vijë si pasojë e shumë shkaqeve ku një ndër to është edukimi që mund të ketë marrë fëmija.
Një tjetër arsye është dhe mosangazhimi i të rinjve që do ti mbante ato larg skenave kriminale, por sociologia përmendi dhe përdorimin e substancave narkotike.
