Lezha e rrezikuar nga zjarret, prefekti: Vlerësim i shpejtë i situatave nga strukturat. Policia: Bashkitë të bashkëpunojë me organet
Qarku i Lezhës vijon të jetë një ndër qarqet më të riskuara sa i përket zjarreve gjatë sezonit të verës ku temperaturat kapin vlera maksimale. Për t’i paraprirë situatave të vështira prefekti i qarkut atje mblodhi të gjitha strrukturat lokale, ku u lanë porositë për bashkëpunim më të thelluar për situata të emergjencave mjedisore dhe civile.
Vlerësim i shpejtë i situatave të zjarreve dhe marrja e masave me strukturat e pushtetit vendor në të tre Bashkitë e Qarkut të Lezhës.
Kjo ka qenë kërkesa e Prefektit të Lezhës Gjergj Prendi gjatë takimit të Komisionit të Planifikimit dhe Përballimit të Mbrojtjes Civile dhe Krizave, në shkallë Qarku, “Mbi marrjen e masave në planifikimin dhe përballimin e mbrojtjes civile dhe krizave, gjatë stinës verore 2023".
Gjergj Prendi, Prefekt i Qarkut Lezhë: “Kur ne na kërkojmë jemi në situatë lufte kur do që ndodh një ngjarje dhe ne hidhemi në operacion. Shkurt, duhet vlerësim i situatës, vlerësim i shpejtë dhe marrja e masave nga strukturat e bashkive dhe jo direkt t’i kërkojnë ministrisë së Mbrojtjes helikopterin”.
Duhet më teper bashkëpunim me strukturat vendore, ndërsa nuk kanë mungruar rastet e përsonave të arrestuar dhe ndjekur penalisht për zjarrvënie, tha zvdrejtori i Policisë Vendore në Lezhë Alfred Elezi.
Alfred Elezi, Zv/ Drejtor i Policisë Vendore Lezhë: “Në kuadër të bashkëpunimit, detyrat primare i ka pushteti vendor. Sa për zbulimin e rasteve ka pasur ngjarje që kemi zbuluar autorë”.
Gjatë këtij takimi, u prezantuan dhe problematikat e shfaqura gjatë veres së vitit 2022 ku qqarku i Lezhës u përball me situata të vështira nga zjarret të cilat shkaktuan dëme të shumta dhe rrezikuan dhe jete njerezish.

