Shkuan për të hequr pemën e rrëzuar pranë vilës qeveritare të kryeministrit në Durrës, zjarrfikësi dëmtohet në dorë

Një aksident ka ndodhur në zonën e ish bllokut në Durres.

Era e fortë ka thyer disa pemë, njëra në afërsi të vilës qeveritare të kryeministrit. Për pastimin e zonës kanë shkuar zjarfikësit. Por gjate punës për prerjen e saj është dëmtuar një zjarrfikës në dorë.

Ambulanca ka shkuar menjëherë dhe e ka derguar të dëmtuarin në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit.

Policia ka shkuar në vënd ngjarje dhe po punon për zbulimin e rrethanave të ndodhjes së këtij aksidenti.