Lehtësohen kushtet për marrjen e kredive, por qytetarët hezitojnë, arsye është luhatja e çmimeve

Edhe pse bankat pas 6 muajsh lehtësuan kushtet e marrjes së kredisë, interesi i qytetarëve ka qenë i ulët në fillim të këtij viti.

Në raportin e publikuar nga Banka e Shqipërisë, thuhet se lehtësim të kritereve, ulje të interesave apo afatet për shlyerjen pati si për kërkesat në blerjen e apartamenteve ashtu edhe për konsumatorë.

Arsye sipas dokumentit janë luhatja e çmimeve në tregun e banesave dhe niveli i përgjithshëm i normave të interesit.

Ndryshe është paraqitur situata tek kreditë për bizneset që kanë rritje të kërkesës edhe pse vrojtimi konstaton se, kriteret për këtë kategori u shtrënguan.

Faktorët që ndikuan në kufizimin e tyre lidhen kryesisht me pasiguritë që kanë bankat ndaj bizneseve për ta shlyer huanë dhe ecurisë së situatës ekonomike në vend.

Masat e marra ishin rritja e normave të interesit, shtimin e kritereve në marrëveshjet mes tyre, si dhe dhanë kredi në vlera të ulëta për biznesin.

Por edhe pse masat u shtrënguan, subjekteve kanë shfaqur interes të lartë për kredi. Kërkesat kryesisht ishin për qëllime investimi dhe për mbulimin e shpenzimeve.