U gjet i vdekur në shinat e trenit, mister vdekja e të riut që ra nga avioni, i paidentifikuar pas 2 vitesh

Prej dy vitesh autoritetet po kërkojnë identitetin e një të riu që ra nga një aeroplan në shina hekurudhore.

Një mister i pazgjidhur mbetet pas dy vitesh, i riu që u gjet i vdekur në shinat hekurudhore në Angli , pasi ra nga avioni . Trupi i tij i pajetë u gjet në shinat midis stacioneve Mortlake dhe North Sheen më 14 dhjetor 2020 pasi ai ra nga një fluturim nga Lagos në Heathrow .

Autoritetet besojnë se bëhet fjalë për një të ri të moshës 15-18 vjeç , i cili ka pësuar lëndime të rënda në kokë, qafë, gjoks dhe bust nga rënia.

Identiteti i tij mbetet mister edhe sot e kësaj dite, pasi autoritetet angleze nuk kanë mundur të zbulojnë se kush është ai apo të kontaktojnë me familjen e tij. Asnjë dokument identifikimi nuk iu gjet, ndërsa këpucët dhe çorapet i mungonin në mënyrë misterioze.

Nga ekspertiza pas vdekjes rezultoi se ai nuk kishte vdekur nga sëmundja. Mosha e tij nga 15 deri në 18 vjeç u sugjerua për shkak të dhëmbëve të tij që tregonin se ai ishte në adoleshencë të vonë. 

Shkaku i vdekjes së tij ishte hipotermia dhe hipoksia në lartësi, e cila është një shkak i zakonshëm i vdekjes për ata që fshihen në timonin e një avioni. Mjeku ligjor që e ekzaminoi tha se ai ndoshta kishte vdekur para se të godiste shinat e trenit.