Turqia nis valën e arrestimeve para zgjedhjeve presidenciale, prangosen 126 persona
Tri javë përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që pritet të mbahen në Turqi, policia ka arrestuar qindra militantë kurdë të cilët dyshohet se do të ndikonin në manipulimin e votave.
Policia turke ka arrestuar të paktën 126 persona të dyshuar si anëtarë të një grupi militant kurd 19 ditë para zgjedhjeve presidenciale në vend.
Të arrestuarit në 21 provinca dyshohet se financonin dhe ndihmonin në rekrutime të jashtëligjshme për të ndikuar në votimet që pritet të mbahen për presidentin e ardhshëm.
Të dyshuarit përfshijnë avokatë që mendohet se mund të kontrollonin sigurinë e zgjedhjeve, gazetarë të pavarur, të cilët mund të mbulonin mashtrimin e mundshëm të votuesve dhe menaxherë të fushatës partiake.
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare shihen si më të rëndësishmet në Turqi prej vitesh, teksa gjashtë parti opozitare janë bashkuar pas një kandidati të vetëm Kemal Kilicdaroglu.
Kilicdaroglu kryeson Partinë Republikane Popullore dhe sipas sondazheve ruan pozita rivalizuese ndaj kreut të shtetit prej tashmë 20 vjetësh.
Mediat ndërkombëtare komentonjnë se popullariteti i Erdogan është vendosur në pikëpyetje nga rritja e inflacionit prej mbi 50% dhe nga reagimi i tij ndaj tërmetit të dyfishtë në shkurt të këtij viti, i cili shkaktoi më shumë se 50,000 njerëz të vdekur në 11 provinca dhe la mijëra të pastrehë.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale zhvillohet në të njëjtën ditë me ato parlamentare.
Nëse asnjë kandidat presidencial nuk fiton më shumë se 50% të votave, një raund i dytë mbahet dy javë më vonë, më 28 maj.

