Bandat e Haitit alarmojnë OKB-në: Ato zhvasin, vrasin dhe përdhunojnë. Të ndalohen!
Lufta mes bandave në Haiti për të marrë më shumë territor ka sjellë akte makabre dhe një numër të lartë viktimash dhe përplasje edhe me forcat e rendit.
12 persona u vranë në një ditë në në mes të rrugëve të kryeqytetit, Port-au-Prince.
Ishin forcat policore të cilat ndërhynë duke carmatosur agresorët bandën pas një kontrolli në Canapé-Vert në minibusin me të cilin po lëviznin duke sekuestruar disa kallashnikovë.
Operacioni u pasua me një sulm nga një tjetër grupim, të cilët pasi goditën me shkopa të lyer me benzinë nuk ngruan të ndiznin edhe flakët.
Pas kësaj ngjarje kreu i Kombeve të Bashkuara kërkoi vendosjen e menjëhershme të forcave të armatosura ndërkombëtare në Haiti për të frenuar dhunën e përshkallëzuar.
Madje ai ka theksuar se po lejohen shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut që ky vend ka kaluar në dekada.
Në vetëm gjashtë ditë, midis 14 dhe 19 prillit, afro 70 njerëz u vranë në përleshje, mes tyre edhe dy fëmijë.
Që nga vrasja e Presidentit Jovenel Moïse në korrik 2021, bandat e Haitit janë bërë më të fuqishme dhe më të dhunshme.
Në dhjetor të vitit që lamë pas OKB-ja vlerësoi se ato kontrollonin 60% të kryeqytetit, por shumica e njerëzve thonë se kontrolli i tejkalon 90 % të këtij territori.


