Jo modelja e zakonshme, kjo është 35-vjeçarja e shpallur gruaja më seksi në botë për 2023
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2023, 12:03
Modelja 35-vjeçare, Ashley Graham është shpallur “gruaja më seksi në botë” për vitin 2023 nga revista Maxim.
Modelja është shfaqur në kopertinën e numrit ‘Hot 100’ të revistës, e veshur me të brendshme transparente dhe një mantel me pupla.
Për këtë vit, Graham arriti të mposhte pjesën tjetër dhe të bëhej “mbretëresha e formave” nga revista, e cila e vlerësoi atë si një grua që e pranon trupin e saj ashtu siç është dhe përcjell vetëm pozitivitet.
Nëna e tre fëmijëve pozoi me të brendshme, por edhe me poza plotësisht nudo.
Në intervistë, Ashley tha se nuk i ka problem strijat apo lëkurën që varet, sidomos pas lindjes së binjakëve të saj.
