VIDEO/ Milani rigjen fitoren ndaj Lecces, vendos super Leao me dopietë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2023, 21:07
Milani rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A, duke marrë një sukses 2-0 në “San Siro”. Rafael Leao konfirmon formën fantastike që po kalon këtë sezon, duke shënuar dy gola mbrëmjen e sotme.
Sulmuesi portugez zhbllokoi takimin në minutën e 40-të, pas një krosimi të ardhur nga Tonali. Goli i dytë personal dhe i qetësisë për Milanin, erdhi në minutën e 75-të.
23-vjeçari u nis nga mesi i fushës, marshoi drejt portës kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë, duke gëzuar tifozët.
Milani është ngjitur në kuotën e 56 pikëve, po aq sa Roma e vendit të katërt. Skuadra e Jose Mourinhos luan të hënën përballë Atalantës në Bergamo.


