Partizani rikthehet të fitorja në Superiore, mund Bylisin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2023, 21:04
Partizani është rikthyer këtë të diel te fitorja në Kategorinë Superiore, teksa ka mposhtur me rezultatin e ngushtë, 2-1, Bylisin.
Rrapaj realizoi për “demat e kuq” pas 18 minutash loje, por Esquerdinha barazoi rezultatin në minutën e 34-t.
Partizani rriti presionin dhe sulmet në drejtim të portës kundërshtare dhe me nisjen e pjesës së dytë Da Silva e vulosi rezultatin në 2-1.
Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 51 pikë, 5 më pak se Tirana e vendit të parë.


