United fiton nga ruleta e penalltive ndaj Brighton, sfidon City-in në finalen e FA Cup (VIDEO)

Manchester City-Manchester United do të jetë finalja e këtij sezoni në FA Cup, që që do të luhet më 3 qershor.

Kjo do të jetë hera e parë që dy skuadrat e Manchesterit do të përballen mes tyre në një finale të madhe të kupave vendase.

Skuadra e Erik ten Hag iu fal penalltive për të eliminuar Brightonin në një gjysmëfinale që nuk prodhoi gola gjatë 120 minutave.

7-6 fitoi United nga goditjet e penalltive. Solly March gaboi nga Brighton, ndërkohë që suedezi Victor Lindelof realizoi penalltinë vendimtare për United.