Barcelona prek titullin, fitore minimale me Atl. Madrid

Mjafton Ferran Torres që Barcelona të rikthehet në +11 ndaj Real Madrid në klasifikimin e përgjithshëm.

Sulmuesi spanjo shënoi golin e vetëm në sfidën delikate me Atletico Madrid duke kaluar edhe një pengesë shumë të rëndësishme e tashmë 8 javë nga fundi Xavi afrohet edhe më shumë me titullin që në Katalonjë mungon prej dy sezonesh. 

Gjatë dy ndeshjeve të fundit, blaugranat kishin dështuar duke i dhënë një shpresë të vogël Realit por me këtë sukses, La Liga duket një çështje e mbyllur.