Tensionet në Sudan/ Zvicra mbyll ambasadën në Khartoum
Zvicra ka mbyllur ambasadën e saj në Khartoum dhe ka evakuar anëtarët e stafit dhe familjet e tyre për shkak të përkeqësimit të sigurisë në Sudan, sipas një njoftimi të qeverisë zviceran në Twitter.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme holandeze njoftoi se një avion ushtarak holandez ka evakuuar njerëzit nga Sudani në Jordani në orët e para të mëngjesit.
Ministria e Jashtme zvicerane njoftoi se largimi i anëtarëve të stafit të ambasadës zvicerane dhe familjeve të tyre “u bë i mundur falë bashkëpunimit me partnerët tanë, veçanërisht Francën”.
Avioni ushtarak holandez evakuoi njerëz të kombësive të ndryshme, përfshirë holandezët, në Jordani, tha ministria e jashtme holandeze pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ministria holandeze shtoi se do të vazhdojë të punojë për evakuimin e shtetasve holandezë dhe të tjerë të BE-së nga Sudani.

