Gara e tregut të makinave elektrike, Panairin Automobilistik i Shangait shpalos modelet më të reja
Tregu i makinave elektrike po kthehet në garën e fortë të superfuqive. Në Panairin Automobilistik i Shangait kjo u duk edhe më qartë në prezantimin e teknologjisë së fjalës së fundit.
Madje mbështetja qeveritare në Kinë për to i ka dhënë siguri kompanive vendase të dominojnë tregun dhe tashmë të hedhin shikimin përtej oqeanit.
“Ky panair tregon qartazi fundin e epokës së makinave me motor me djegie të brendshme dhe fillimin e asaj elektrike”, tha specialisti i makinave elektrike Elliot Richards.
Kompanitë e makinave elektrike janë të vetëdijshme se po e ngushtojnë hendekun me paraardhësit e tyre që punojnë me hidrokarbure.
Por edhe në Evropë dhe SHBA po hidhen hapa të fortë në këtë drejtim. Madje duke paralajmëruar se brenda pak vite nuk do të lejohet të prodhohen më mjete që funksionojnë me karburant, duke u përqendruar në një linjë 100 për qind të gjelbërt.
Kjo do të sjellë jo vetëm një kosto më të lirë, por po ashtu do të ndikojë dhe në uljen e ndotjes në ajër.
E për këtë thuajse të gjitha markat e automjeteve kanë vijuar me përsosjen e teknologjisë, duke shënuar një evolucion të plotë.
Madje edhe duke rritur gjithnjë e më shumë drejtimin në rrugë edhe pa drejtues.
