Një biznes është sulmuar me armë zjarri në Laç

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Laçit, ku një biznes është qëlluar disa herë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Nga raportimet mësohet se është qëlluar 25 plumba.

"Në fshatin Gjorme, Mamurras, në fasadën e  dyqanit  në pronësi të shtetasit F. T. 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.Falë veprimeve të shpejta hetimore  profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij" thotë policia.

Ora News mëson se personi i dëmtuar në fshatin Gjorme të Mamurasit është Ferhat Tuga.

Personi i identifikuar nga policia dhe vetë i dëmtuari ka qëlluar plot 25 herë në drejtim të derës së dyqanit që zotërohet nga Ferhat Tuga në Gjorm të Mamurasit.

I dëmtuari Tuga është pronar i një biznesi me fustane nusërie në këtë zonë.

Kohët e fundit Tuga ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Policia pretendon se ka zbardhur ngjarjen, duke dyshuar se personi ka pasur konflikte me Tugën por deri tani asnjë person nuk është ndaluar me urdhër prokurorie.

Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.