Zgjedhjet e 14 Majit /Ish kryetari i KQZ: Kandidatët kanë bërë fushatë jashtë periudhës së përcaktuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2023, 16:30
Ish kryetari i KQZ Kristaq Kume i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai foli për nisjen e fushatës për zgjedhjet e 14 Majit dhe se si I ka parë sjelljet e kandidatëve.
Kume: Sjellja për mua ka vite që nuk ka ndonjë ndryshim në esencë në mënyrën e të bërit fushatë zgjedhore. Edhe kësaj radhe pasha politike që i jepet këtij procesi zgjedhor është pothuajse e njëjtë. Menyra e artikulimi i secilit nga pjestarët në garën zgjedhore për mua është diçka që e kam parë në mënyrë të përsëritur.
Sjellja ka qenë e njëjtë nuk ka pyetur askush për atë që mund të bëhet fushatë zgjedhore jashtë periudhës së përcaktuar në kodin zgjedhor port ë gjithë sa kanë patur mundësi dhe kur kanë pasur mundësi këtë kanë bërë.
