Ajri dhe uji i Tiranës, të pisët! Kryeqyteti prin me nivelin më të lartë të ndotjes në Shqipëri

Tirana është qyteti me nivelin më të larët të ndotjes së ajërit dhe ujit për vitin 2022. Organizatat e mbrojtjes së mjedisit thanë se mungesa e matjes së ndotjes nga institucionet shtetërore është shqetësim më vete në këtë situatë që ka të bëjë direkt me shëndetin e qytetarëve.

Tirana është qyteti me ndotjen më të lartë të ajrit në Shqipëri.

Sipas raportit të 2022-it, kryeqyteti ka thyer çdo normë të Bashkimit Evropian.

Kryqëzimet me më shumë trafik, janë ato që kanë më shumë probleme me ajrin.

Transporti dhe ndërtimet janë arsyet kryesore të kësaj gjendjeje.

Gjithnjë e më pak, institucionet shtetërore po bëjnë matjen e ajrit.

I fundit, sipas përfaqësuesve të “Co Plan” është bërë në vitin 2016.

Kryeqyteti ka probleme edhe me ujin. Sipas studimeve, vetëm 14 për qind e sasisë që derdhet në det pastrohet.

Tirana, gjithashtu, ka nivel të lartë të ndotjes akustike.

E pranishme në prezantimin e forumit, ishte dhe ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad, e cila kërkoi nga politikanët të lwnë mënjanë ndasitë e të fokusohen te mbrojtja e mjedisit.

Pas konkluzioneve të forumit kombëtar të ndotjes, rekomandohet më shumë investim në flotat e transportit publik, përdorimi biccikeltave, dhe mbi të gjitha, monitorimin e vazhdueshëm nga institucionet për ata që shkelin ligjin.