KRIIK: KQZ, Policia Shtetit dhe ajo bashkiake të heqin posterat e PS në rrugë, janë të jashtëligjshme

Antuela Male, analiste zgjedhore e KRIIK e ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të Moderators Sonila Musai teksa dha një mesazh për partitë politike bëri thirrje për kujdes në posterat e vendosura nëpër rrugë.

Male: Procesi zgjedhor duhet të jetë i qytetarëve, partitë politike duhet që të bëjnë një fushatë  Brenda të gjithë rregullave kuadrit  ligjor sa i përket çdo komponenti të një fushate elektorale. Më lejoni që të përmend që vetëm të gjitha posterat e nxjerra nëpër rrugët e Tiranës gjatë fundjavës nga ana e PS janë të gjitha sitilajtet edhe pjesa e posterave të vendosura në reklamat statike nëpër trotuare në të gjitha rrugët e Tiranës është totalisht e jashtëligjshme.

Materialet propagandistike mund të afishohen vetëm në vende të përcaktuara paraprakisht me vendim të kryetarit të bashkisë, pavarësisht se Bashkia Tiranë nuk ka një vendim të tillë të publikuar në faqen e internetit çka gjithashtu është detyrim ligjor. Nuk mundet që çdo rrugë e Tiranës të jetë në kuadrin e të gjitha këtyre adresave që përfshihen në vendimin e Kryetarit të Bashkisë. Kështu që KQZ duhet të reagojë në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe policinë bashkiake për ti hequr të gjitha këto banera apo postera të afishuara nëpër të gjitha rrugët e Tiranës.