Fotot tjetër/ Ky është momenti kur efektivët “mbërthejnë” Ramazan Rrajën, nipi i deputetit të PS-së

Një foto tjetër është publikuar nga arrestimi i Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS Rrahman Rrahja, i cili u arrestua pasditen e djeshme.

Ora News ka mundur të sigurojë një foto tjetër të arrestimit të tij teksa efektivët janë duke e kapur për krahësh.

Raja u kap me armë në brez, pak pasi kishte mbërritur në Shqipëri nga Dubai. Ai ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos në vitin 2019.

Ndërkohë që ndaj tij ka një dënime dhe nga drejtësia belge. Bashkë me rrajën ra në pranga edhe Luis Konomi i kërkuar për kërcënimin e fituesit të një tenderi në bashkinë e Tiranës.

Rraja është arrestuar tek Ura e Gjolës, pranë Fushë Krujës. 

Gjatë kontrollit fizik atij i është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë. Ish-prokurori Arjan Ndoja u plagos në një atentat më 1 nëntor 2019 tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe miku i tij Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’ si dhe humbi jetën në spital, shoferi i prokurorit Ndoj, Andi Maloku.