"Fushatë me para të pista" Meta: Vështirë t'i kapësh, partitë të kenë kujdes pasi do të ketë vëzhgues nga të gjitha drejtimet
Ekspertja për çështjet zgjedhore Gerta Meta në një intervistë për Ora News deklaroi se paratë e marra nga buxheti i shtetit nga partitë politike duhet të shpenzohen në shërbim të komunikimit të kandidatëve me qytetarët dhe ofrimin e mundësisë për të votuar.
Meta u shpreh se ka dëgjuar nga disa kandidatë kohët e fundit të shprehen se paratë e marra për fushatë nuk do ti shpenzojnë, por do të mbjellin opemë, megjithatë tha ajo, ato nuk duhet të përdoren jashtë kontekstin që janë dhënë.
Sa i takon parave tw pista që qarkullojnë gjatë fushatës, Meta u shpreh se do të ketë kontrolle të shtuara tek subjektet politike.
"Ne e dimë se qarkullimi i parave të pista dhe joligjore nga faktorë brenda dhe jashtë vendit, si biznesi etj, ka një lloj dëshire për të dhënë para e për të mos u deklaruar. Ky është një pozicion shumë i vështirë pasi jo vetëm ne si aktorë të pushtetit vendor për nga burimi i këtyre të ardhurave të deklaruara dhe jo në konform ligjit. Ky është një moment i vështirë për të kapur paranë e pisët dhe jo të ndershme që qarkullon në periudha zgjedhore.
Pse njerëzit i japin para partive politike në fushatë zgjedhore në një kohë që këto para kodi i orienton për ti deklaruar e për të pasur transparencë nga subjektet zgjedhore dhe kandidatët.
Tendenca është që të ketë një lloj presioni dhe rritje të vigjilencvës të të gjithë aktorëve për ti detyruar partitë për të deklaruar çdo qindarkë që përdorin.
Partitë politike duhet të jenë aq të zgjuara e transparente në mënyrën se si do ti menaxhojnë paratë sepse do të ketë vëzhgues që do të kontrollojnë procesin nga të gjitha drejtimet.
Partitë politike kanë marrë ca para që i janë shpërndarë nga buxheti i shtetit të taksapaguesve shqiptarë, për të bërë një fushatë për të ndihmuar që të votojnë votuesit shqiptarë. Ne kemi vënë re se me çeljen e fushatës shikojmë artikulime nga eksponentë të politikës që thonë se këto para që i kemi marrë nuk do ti shpenzojmë, do të jemi minimalistë, por do mbjellim pemë. Devijimi i parave nga qëllimi konkret për të shkuar në ndihmë të komunikimit të kanddiatëve me qytetarët, nuk duhet të ekzistojë," tha ajo.