Akademia e Shkencave me deputetë të PS në pension? Fuga: 5-6 janë aktualisht në Asamble
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2023, 21:39
BIRN në një artikull të tij shkruante se pas 2018-s Akademia e Shkencave u mbush me deputetë të PS në pension .
Akademiku Artan Fuga i ftuar në "Ora e Betit" konfirmoi se 5-6 deputetë janë pjesë e Asamblesë së Akademisë, pa llogaritur ata në komisione.
Fuga: Po është e vërtetë që ka deputetë që kanë votuar ligjin që është sot edhe pastaj kanë ardhur në komisionet e Akamdemisë dhe anëtarë rtë Akademisë. Sa janë, cili është roli i tyre, e meritojnë apo jo, nuk jam unë që e diskutoj. Sot në Asamble të Akademisë ka 5-6 deptetë, që shtohen dhe të tjerë që janë në komisione. A e lidh dot se janë marrë se e kanë votuar ligjin, këtë nuk e bëj dot. Sa do të shkojë kjo nuk e di. Ka një strukturë interesash në Asamble.
