Berisha në Gramsh: Hasim Çekrezi është një nga personalitetet tuaja më të shquar dhe shembullorë

Nga Gramshi ku prezantoi kandidatin e opozitës për këtë bashki, Sali Berisha tha se Hasim Çekrezi është një nga personalitetet më të shquara të Gramshit, një nga qytetarët më shembullorë.

Ai shtoi se asnjëherë nuk ka paraqitur në këtë rreth dhe askurrkund ku do të shkoj, kandidat më dinjitozë se sa paraqiten kësaj radhe.

Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Gramshit, mirënjohje të pakufishme për këtë pritje të zjarrtë, ju këtu, e të gjithë banorëve të këtij rrethi kudo që janë, në Gramsh, Elbasan, Shqipëri, emigracion dhe diasporë. Është nder i veçantë, kënaqësi e madhe të flas para jush, të vij këtu, për të paraqitur dhe mbështetur kandidatin tonë, për kryetar të bashkisë së Gramshit, për qytetarin tuaj të parë, Hasim Çekrezin. Hasim Çekrezi është një nga personalitetet më të shquara të Gramshit, një nga qytetarët më shembullorë, një nga bijtë që do më shumë Gramshin dhe qytetarët e tij. Një njeri që përfaqëson vlerat më të arrira tuaja dhe mbarë qytetarëve të Gramshit.

Por unë vij sot, me krenari të veçantë sepse paraqes para jush, njeriun që ju keni zgjedhur, kandidatin tuaj, kandidatin e votës tuaj të lirë, e ujdisë tuaj të brendshme, e marrëveshjes tuaja me votën, me lirinë. Pra asnjëherë nuk kam paraqitur në këtë rreth dhe askurrkund ku do të shkoj, kandidat më dinjitozë se sa paraqesim kësaj radhe. Të shtunën që kaloi, ne hapëm fushatë elektorale, por madhështia e asaj fushate, ishin përveç dhjetëra e mijëra qytetarë në atë stadium, ishin kandidatët tanë, të cilët shkëlqenin, të cilët të dukej se e kanë të shkruar në ballë, kandidatët e lirisë, kandidatët e dinjitetit, kandidatët e besimit të qytetarëve.