Pas 10 ditësh kërkime zbulohet helikopteri i zhdukur, nxirren nga deti 5 trupat e pajetë të antarëve të bordit
Rrënojat e helikopterit UH60 i cili u zhduk 10 ditë më parë janë gjetur në brigjet e japonisë. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë edhe 5 trupa të pajetë, ndërkohë vazhdojnë kërkimet për trupa të tjerë.
Helikopteri UH60, i njohur si Black Havvk, që u zhduk nga ekranet e radarëve pranë ishullit Miyako të enjten e kaluar është gjetur të dielën teksa autoritetet zbuluan disa nga gjurmët e tij.
Nga operacionet e kërkim shpëtimit pas 10 ditësh, janë gjendur në brigjet e Japonisë rrënojat e mjetit fluturues ushtarak.
Polumbarët kanë arritur të nxjerrin nga deti edhe trupat e 5 personave nga 10 që ishin në bord ditën e fluturimit.
Grupet e angazhuara për rastin po punojnë edhe për nxjerrjen e trupave të tjerë.
Helikopteri transportues me dy motorë në përdorim të Forcave të Vetëmbrojtjes Tokësore të Japonisë u zhduk pak para orës 16:00 me orën lokale më 6 prill.
Shkaku i zhdukjes së tij ende nuk dihet. Një nga komandantët e lartë të Forcave të Vetë-Mbrojtjes Tokësore, gjeneral Yuichi Sakamoto, ishte në mesin e personave në bord gjatë fluturimit.
Helikopteri ishte i vendosur në një bazë kyçe në prefekturën Kumamoto në ishullin kryesor jugor të Japonisë, Kyushu.
Ushtria japoneze, e cila është e kufizuar në veprimtarinë mbrojtëse nga kushtetuta e vendit ka parë aksidente të herëpashershme.
Në janar 2022, një avion luftarak japonez u rrëzua në ujërat e rajonit qendror Ishikavva, dy pilotët në bord humbën jetën.
Në vitin 2019, një tjetër avion stealth F-35A u rrëzua në det, pasi u ngrit nga Japonia verilindore në një mision stërvitor.
