Tronditet Kosova: Djali vret nënën e tij në Pejë, arrestohet nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2023, 18:38
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë, në rrugën “Mbreti Zog” në qytetin e Pejës, Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Bardh Rugova.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë, mediat kanë raportuar se kryesi i vrasjes është i biri i viktimës grua.
Bëhet e ditur se ai është tanimë në prangat e Policisë së Kosovës.
