Ish-kryeministri i Kosovës propozim për procesin e 23 Prillit: Kosova nuk fiton nëse heshtim për gjendjen në veri
Ramush Haradinaj propozon shtyrjen e procesit zgjedhor të 23 prillit në 4 komunat me shumicë serbe në veri të vendit, për shkak të gjendjes së krijuar. Tendencën për destabilizim e pranoi edhe kryetari I Kuvendit, por ai thotë se institucionet e Kosovës duhet të garantojnë procesin
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të 23 prillit të veri të vendit.
"Ta marrin me seriozitet gjendjen në veri dhe të marrin një vendim për këtë situatë cilitdo të jetë ai vendim. Unë besoj shumë tek shtyrja e zgjedhjeve," tha ai.
Nga kuvendi Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i kërkoi persidentes dhe kryeministrit të marrin vendimin e guximshëm për të trajtuar situatën.
"Nuk besoj se përfiton Kosova nëse ne heshtim akoma për gjendjen në veri të vendit," tha ai.
Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës sheh një tendencë për destabilizimin e veriut para zgjedhjeve të 23 Prillit.
"Është një tendencë e qartë që të destabilizohet ajo pjesë e vendit para zgejdhjebve të 23 prillit," tha ai.
Por ai e sheh të paarsyeshme shtyrjen e zgjedhjeve.
"Të mund të ushtrojë të drejtën legjitime që është e drejta për të votuar dhe këtë të drejtë e garantojnë institucionet," tha ai.
Zgjedhjet e pjesshme janë planifikuar të mbahen në konunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit.
Por 10 ditë nga procesi KQZ e Kosovës ende nuk ka miratuar listën e votuesve dhe qendrat e votimit.
Historikisht votimi është bërë në Shkolla, por mediat thonë se këtë vit kjo është e vështirë, për shkak të këto institucionet kontrollohen nga serbët që janë kundër procesit.