Berisha shpreh ngushëllimet për ikjen e Nebil Çikës, vlerëson kontributin e tij në PD
Kreu i PD-së Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ikjen para kohe të gazetarit dhe publicisti i njohur, Nebil Çika.
Në një postim në facebook, Berisha vlerësoi edhe kontributin e tij në PD.
Berisha: Mesazh ngushëllimi!Të dashur miq, sot u nda nga jeta para kohe gazetari dhe publicisti i njohur, Nebil Çika.Ai vinte nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist. Në krijimet e tij, Nebili trajtoi gjerësisht problemet e shtresës që përfaqësonte dhe drejtoi njërën nga organizatat e të përndjekurve politik. Ai gjithashtu ka punuar si gazetar edhe në organin e Partisë Demokratike, gazetën Rilindja Demokratike dhe për një kohë Zv/ kryeredaktor i saj. Me këtë rast shpreh falënderimin tim për punën dhe ndihmesën e tij dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve, miqve e të afërmve të tij dhe lutem së bashku me ta, që shpirti i Nebilit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin.
