Udhëtoi nga Evropa në Australi me pasaportën e një shoku, arrestohet shqiptari
Në shtetas shqiptar ra në prangat e policisë italiane. Kapja e tij u bë në bordin e një autobusi.
Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest nga Prokuroria Publike Busto Arsizio (VA), për veprën penale "Zëvendësimi i personit"kryer në vitin 2012.
Shqiptari, një 59-vjeçar, duhej të vuante 2 muaj burg.
Pasi përfunduan kontrollet, atij ju vunë prangat dhe u dërgua në burgun “Ernesto Mari” në Trieste.
Njëmbëdhjetë vite më parë, ai i ishte përgjigjur shpalljes për një ofertë pune ku u punësua menjëherë.
Megjithatë, më vonë ai zbuloi se vendi i punës i kompanisë që e kishte rekrutuar ishte jashtë shtetit, më saktë në Australi.
Pa dokumente dhe pa kohë materiale për t'i bërë ato, ai vodhi pasaportën e një shoku dhe fluturoi drejt Australisë.
Gjithçka kishte ecur mirë, por pas kthimit në Itali, ai ishte zbuluar dhe denoncuar.
