Deputetja në shtëpinë e Ndrecës, Bardeli: Duan të godasin frymën e demokratëve në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2023, 12:20
Ndërkohë edhe deputetja demokrate Greta Bardeli tha se ky ishte një sulm ndaj frymës së demokratëve në Shkodër.
“Kjo ngjarje zgjoi të gjithë banorët e Vaut të Dejës. Kjo ka vetëm një emër të atyre që kërkojnë të godasin frymën e demokratëve në Shkodër.
OSBE-ODIHR të jetë në Shkodër, këto nuk janë aspak shenja të mira. I bëj thirrje të gjithë strukturave të policisë së shtetit të zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje.
Demokratët nuk frikësohen. Sot jemi më të bashkuar se kurrë”, u shpreh ligjvënësja demokrate Greta Bardeli.


