Apeli vendos: Përparim Ademi mbetet përjetë në burg për vrasjen e dy motrave në Astir 3 vite më parë

Përparim Ademi, i cili vrau dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi do të qëndrojë në burg përjetë. Ky dënim është konfirmuar nga Gjykata e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke mbyllur në burg për jetë Përparim Ademin, i cili me 31 dhjetor të 2020-ës vrau dy motrat  Zhaneta Metani dhe Kristiana Bardhi në Astir.

Ademi kishte apeluar vendimin e shkallës për për një masë më të lehtë dënimi.

Gjykata e ka dënuar më dy vepra penale atë të “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky vendim për lënien në fuqi më burgim të përjteshëm është vendosur nga treshja gjykuese Valdete Hoxha, Vojsava Osmanj dhe Lutfije Celami.

Pavarësisht se nga avokati mbrojtës është kërkuar ndryshimi i masës më qëllim shëndetin mendor të tij, aktekspertimi ka zbardhur së ai është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Përparim Ademi kishte lidhje me të dy motrat, por më pas ato vëendosën të shkëpusnin marrëdhëniet me të moshuarin.

Kjo gjë nuk është pranuar nga 59-vjeçari dhe ka ngritur dyshime se mund të ketë tradhëti.

Pas disa ditësh Ademi është rikthyer në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnikovi pak çaste para ndërrimit të viteve.

Vendimi i plotë i Gjykatës së Apelit

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehuritme iniciale P.A, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga nenet 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal.

Fakti objektakuze lidhet me ngjarjen e datës 31.12.2020, ku në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është marrë njoftimi se në Rrugën “Azem Meshi”, Unaza e Re “Astir”, Pallati “Ina 2004”, janë qëlluar me armë zjarri shtetaset me iniciale Zh.M dhe K.B (M) (motra ndërmjet tyre), për pasojë kanë gjetur vdekjen. Lidhur me ngjarjen e mësipërme është akuzuar i pandehuri me iniciale P.A.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 2028, datë 20.09.2022 kavendosur:

1.      Deklarimin fajtor te te pandehurit P.A per kryerjen e vepres penale te "Vrasja per shkak te marredhenieve familjare", ne dem te viktimave Zh.M dhe K.B dhe ne baze te këtij neni 79/c i Kodit Penal denimin e tij me burgim te përjetshëm.

2.      Deklarimin fajtor te te pandehurit P.A per kryerjen e vepres penalete "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe ne baze te këtij neni denimin e tij me 5 vjet burgim.

3.      Ne aplikim te nenit 55 te K. Penal ne caktimin e nje denimi te vetem per disa vepra penale denimin e te pandehurit P.A me nje denim te vetem me burgim te perjetshem.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale P.A, i cili këkoi:

-        Prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe kthimin e çështjes për rigjykim.

-        Në alternativë çeljen pjesërisht të shqyrtimit gjyqësor dhe caktimin e një grupi ekspertësh (në Gjykatën e Apelit), për të përcaktuar gjendjen mendore të të pandehurit dhe caktimin e masës mjekësore shtrim në spital psikiatrik.

Në përfundim të gjykimit, më datë 11.04.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Valdete Hoxha dhe anëtare znj. Vojsava Osmanj dhe znj. Lutfije Celami, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 2028, datë 20.09.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Apeli vendos: Përparim Ademi mbetet përjetë në burg për